E rrëmbeu një vajzë dhe e keqtrajtoi seksualisht, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit pas 20 vjetësh

Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore të Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit N.P për veprën penale “Rrëmbim”.

Sipas aktakuzës i pandehuri së bashku me tre persona të tjerë A.H, O.Ç dhe D.P, më 7 janar 2001 kishin rrëmbyer viktimën (femër) P.K.

Ata për lirimin e vajzës i kërkojnë babait të saj 420 mijë marka.

Pasi marrin paratë të dyshuarit arratisen nga Kosova.

“Me datë 07 Janar 2001 rreth orës 20:30 në rrugën e ‘’Saraçëve’’ në Prizren, në bashkëkryerje me të pandehurit A.H., O.Ç. dhe D.P. – të gjithë nga Prizreni, në marrëveshje paraprake kryejnë rrëmbimin e të dëmtuarës P.K. nga Prizreni”.

“Të njëjtit viktimën e dërgojnë në shtëpinë e të pandehurit A.H. dhe më pas kontaktojnë me familjen e të dëmtuarës dhe nga të njëjtit kërkojnë shumën e parave prej 420 mijë marka gjermane, për lirimin e bijës së tyre”.

“Tutje në aktakuzë thuhet se i pandehuri së bashku me bashkëpunëtorët e mbajnë të dëmtuarën të ngujuar deri më 08 shkurt 2001, të cilën e keqtrajtojnë edhe seksualisht. Të njëjtit pas marrjes së parave të kërkuara për lirimin e viktimës, e lirojnë atë dhe arratisen nga Kosova”.

Njoftimi i plotë:

Aktakuzë për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës

Prizren, 24 dhjetor 2020 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet N.P., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se, në bashkëkryerje, ka kryer veprën penale “Rrëmbimi” nga neni 191 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës,  i pandehuri N.P., Me datë 07 Janar 2001 rreth orës 20:30 në rrugën e ‘’Saraçëve’’ në Prizren, në bashkëkryerje me të pandehurit A.H., O.Ç. dhe D.P. – të gjithë nga Prizreni, në marrëveshje paraprake kryejnë rrëmbimin e të dëmtuarës P.K. nga Prizreni.

Të njëjtit viktimën e dërgojnë në shtëpinë e të pandehurit A.H. dhe më pas kontaktojnë me familjen e të dëmtuarës dhe nga të njëjtit kërkojnë shumën e parave prej 420 mijë marka gjermane, për lirimin e bijës së tyre.

Tutje në aktakuzë thuhet se i pandehuri së bashku me bashkëpunëtorët e mbajnë të dëmtuarën të ngujuar deri më 08 shkurt 2001, të cilën e keqtrajtojnë edhe seksualisht.

Të njëjtit pas marrjes së parave të kërkuara për lirimin e viktimës, e lirojnë atë dhe arratisen nga Kosova.

Me këto veprime, i akuzuari N.P., ka përmbushur elementet e veprës penale “Rrëmbimi” nga neni 191 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.K.Kosova