• 20/06/2021
Digiqole ad

Diaspora thyen rekord — Rreth 700 milionë euro hyjnë në Kosovë, 11% më shumë se vjet

 Diaspora thyen rekord — Rreth 700 milionë euro hyjnë në Kosovë, 11% më shumë se vjet

Pikërisht në kohën kur kosovarët kishin më së shumti nevojë, bashkëvendësit që jetojnë në vende të ndryshme të botës kanë befasuar me dërgesat e tyre.

Në vitin më të vështirë që nga paslufta diaspora ka thyer edhe rekordin e remitencave.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, deri në shtator, 697 milionë euro kanë hyrë në Kosovë nga diaspora, apo 11 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Pjesa më e madhe e tyre janë nga Zvicra e Gjermania.

Me këto para financohet kryesisht konsumi I familjeve në vend. Megjithatë, paratë e diasporës nuk shkojnë vetëm për konsum. Një pjesë e madhe  tyre janë investuar në patundshmëri, e biznese tjera.

https://www.facebook.com/watch/live/?v=395598338364570&ref=external

Digiqole ad

Të ngjashme