Digiqole ad

Komisioneri Evropian siguron Hotin se Kosova do ta pranojë vaksinën kundër COVID-19

 Komisioneri Evropian siguron Hotin se Kosova do ta pranojë vaksinën kundër COVID-19

Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti, ka zhvilluar një bisedë me Komisionerin e Bashkimit Evropian Oliver Varheyli.

Hoti dhe Varheyli, kanë biseduar për zhvillimet politike dhe pandeminë COVID-19.

Lidhur me këtë komisioneri i BE-së e ka siguruar të parin e Qeverisë se Kosova do ta pranojë një sasi të vaksinave në kohë me vendet e tjera.

“Sa i përket sigurimit të vaksinës kundër Covid-19, z. Varhelyi e siguroi kryeministrin Hoti se një sasi e saj do të arrijnë në Kosovë në të njëjtën kohë sikurse në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Të dy bashkëbiseduesit ngritën shqetësimin për hyrjen ilegale të vaksinës kundër Covid-19 në Kosovë, pa procedura të rregullta të importit apo donacionit për produkte medicinale, për të cilat nuk dihet as origjina. Kjo sjellje e Republikës së Serbisë u konsiderua e papranueshme dhe institucionet e Kosovës kanë inicuar veprimet e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këto veprime”.

Sipas një njoftimi të zyrës së Hotit, ky i fundit nga ana e tij e ka siguruar komisionerin evropian se në kuadër të planeve për vaksinim janë përfshirë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa asnjë dallim.

Hoti njëherit ka falënderuar gatishmërinë e institucioneve të Bashkimit Evropian, që të vazhdojnë mbështetjen e pakursyer për institucionet dhe qytetarët e Kosovës, në menaxhimin e krizës të cilën e ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, transmeton Klan Kosova.

Digiqole ad

Të ngjashme