Tarzan Binaku dhuron veshmbathje për zjarrëfikësit

Mërgimtari Tarzan Binaku nga Studençani, ka dhuruar veshmbathje për Njësinë e Zjarrfikësve

Bashkatdhetari ynë nga fshati Studençan Tarzan Binaku , që punon dhe vepron në Zvicër , sot ka sjell një donacion me 25 palë veshmbathje për Njësinë e Zjarrfikësve në Suharekë. Kryetari i Komunës z. Bali Muharremaj, ka falenderuar donatorin dhe ka ndarë mirënjohje për këtë gjeste të mirë dhe human: “Jemi falenderues ndaj të gjithë atyre që po shprehin angazhimin humanitar, në këtë kohë të pandemisë, posaçërisht diasporën tonë”, ka thënë kryetari Muharremaj