Policia konfiskon mish i cili po hynte ilegalisht në Kosovë

Policia e Kosovës ka konfiskuar mish në Leposaviq.

Sipas raportit të policisë thuhet se njësitet policore kanë ndalur një kombi të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar ku kishte të ngarkuar mallra të ndryshme të mishit pa ndonjë dokument përkatës.

Me vendim të prokurorit automjeti së bashku me mallin janë konfiskuar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.