• 17/06/2021
Digiqole ad

Aksident në autostradën Suharek – Prizren, trupi fluturon jashtë veturës

 Aksident në autostradën Suharek – Prizren, trupi fluturon jashtë veturës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rogova”.

Disa persona janë lënduar me ç’rast kanë dalë në rrugë për të kërkuar ndihmë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Ambulaca e cila shihet duke i dhënë ndihmën personave të lënduar.

Nga fotot e publikuara shihet se si një veturë është bërë “llom”.

Gazeta Online “Reporteri.net” ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk kemi marrë përgjigje.

Digiqole ad

Të ngjashme