Digiqole ad

Ish zv.kryeministri i Kosovës emërohet kryetar i organit ilegal në Suharekë

 Ish zv.kryeministri i Kosovës emërohet kryetar i organit ilegal në Suharekë

Ish zv.kryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, është emëruar kryetar i organit paralel të Komunës së Suharekës.

Vendimi është marrë nga Qeveria e Serbisë, ka shkruar të martën Kossev.

Stojanoviq, është politikani i radhës serb që pasi shërben në institucionet e Kosovës, nga Qeveria e Serbisë emërohet në organet paralele në Kosovë. Ishte edhe ministër në Qeverinë e Kosovës.

Stojanoviq është pjesë e Listës Serbe, që kontrollohet nga Beogradi.

Serbia, që nga paslufta, emëron kryetar komunash në Kosovë, edhe në ato ku nuk ka serb apo fare pak. Serbia i llogarit si organe të përkohshme, ndërkohë që për institucionet e Kosovës, ato janë ilegale.

Së fundi edhe ish-ministri i Kosovës dhe anëtari i KQZ-së, Nenad Rikallo mori postin e sekretarit në Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.TvPz

Para tyre, njësoj kishin vepruar edhe shumë të tjerë.

Digiqole ad

Të ngjashme