“Më ka kontaktuar menaxheri i Viteses”, “bomberi” i Ballkanit zbulon interesimin e klubit holandez

Forma e jashtëzakonshme e sulmuesit të Ballkanit Mirlind Dakut ka tërhequr interesin e klubit holandez Vitese.

Shënuesi i 21 golave në 18 ndeshje të Superligës së Kosovës pranoi se një menaxher i klubit verdhezi e ka kontaktuar atë.

“Një menaxher i ekipit holandez Vitesse më ka kontaktuar. Por, menaxheri im tashmë po merret me këto punë. Unë jam i lumtur te Ballkani dhe besoj që do të qëndrojë deri në përfundim të sezonit” bëri me dije 22-vjeçari për “Indeksonline”.

Daku është në pronësi të klubit kroat Osijek. Nëse ai kalon te Vitese do të formonte një dyshe të jashtëzakonshme sulmi me sulmuesin e Shqipërisë Armando Brojën.