Digiqole ad

“Diçka po zihet” mes VV-së e AAK-së, Haskuka e Muharremaj drekojnë bashkë

 “Diçka po zihet” mes VV-së e AAK-së, Haskuka e Muharremaj drekojnë bashkë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës hapur e ka shprehur qëndrimin “pro” një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

Është një nga njerëzit më të “fortë” në AAK, Daut Haradinaj që ditë më parë është deklaruar për një bashkëqeverisje të mundshme me partinë e Albin Kurti.

Dhe siç duket në prag të zgjedhjeve këto dy parti kanë nisur të ‘ziejnë’ diç me njëra-tjetrën.

Këtë e dëshmon më së miri dalja në drekë e dy figurave të këtyre partive, Mytaher Haskukës nga VV që është kryetar i Prizrenit dhe Bali Muharremajt nga AAK që është kryetar i Suahrekës, shkruan Reporteri.net.

Është Mytaher Haskuka i VV-së që njihet edhe si njeri i afër i Kurtit që e ka ftuar për drekë Muharremajn e AAK-së. Këtë e ka konfirmuar ky i fundit përmes një foto në Facebook, ku ka treguar se Haskuka i ka bërë ftesën për drekë.

“Dreka me ka shije te veçantë në Prizren. Faleminderit Mytaher Haskuka”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

Kujtojmë se Ramush Haradinaj kishte bërë akuza të mëdha ndaj Albin Kurtit sa ky i fundit ishte kryeministër për 50 ditë, por diskursi i kreut të AAK-së është zbutur kohëve të fundit, çka jep jo pak sinjale se një bashkëqeverisje mes këtyre dy partive është e mundshme pas zgjedhjeve të reja.Reporteri

Digiqole ad

Të ngjashme