Suharekë: Babai kanos me armë djalin e tij


Suharekë 29.12.2020, 23:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur nga babai i tij i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti kishte ekspozuar një armë. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe nga i njëjti është konfiskuar arma. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Njofton Policia e Kosovës