Digiqole ad

Ardian Shala, uron qytetarët për Vitin e Ri

 Ardian Shala, uron qytetarët për Vitin e Ri

Të nderuar qytetarë, 2020-ta, ishte prej viteve më të vështira të pasluftës. Filloi e mbaroi me virusin Covid-19. Një armik i padukshëm që goditi pa dallim secilin komb të botës.

Ndërkaq, Kosovës si vështirësi e shtuar, iu paraqit fenomeni i krizës politike dhe qeveritare, si pasojë e një mospërgjegjësie kolektive, karakteristikë e përhershme e shqiptarëve .

Në këtë vorbull ngjarjesh jam përpjekur që të mbaj anën e interesit qytetar, mbrojtjen e institucioneve dhe mbajtjen e Kosovës në frekuenca të njëjta me aleatin tonë permanent.

Ndërkaq në nivel lokal kemi bërë publike shumicën e shkeljeve që kemi gjetur në qeverisjen komunale në Suharekë.

Me dëshirën që krizës politike t’i vijë fundi, me dëshirën që viti 2021, të jetë fundi i të këqijave nga 2020-ta. Uroj që të përballojmë sfidat e mëdha që na presin qysh në fillim të tij, zgjedhjet dhe pandeminë , Covid 19.

Duke u lutur për të gjithë ata që humbën jetën nga Covid-19, për ata që sot janë në betejë të ashpër me këtë virus, uroj të gjithë qytetarëve Vitin e Ri 2021, me dëshirën që të jetë vit i mbarë !

Digiqole ad

Të ngjashme