Disa zjarvënie të dyshuara mbrenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur disa raste të zjarrvënieve. Sipas raportit të Policisë së Kosovës rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Gjilan, Prizren e Mitrovicë.

Sipas raportit të Policisë në  Prishtinë  ankuesi ka raportuar deri sa ka qenë me familje, në rrethana ende të panjohura kulmi i shtëpisë së tij kishte marrë flakë. Sipas raportit, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe ekipi i zjarrfikësve të cilët e kanë shuar zjarrin.

Në Gjilan ankuesi ka raportuar se shtëpia e tij është kapluar nga zjarri, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin. Sipas Policisë, dëmet materiale janë të mëdha ndërsa të lënduar në njerëz nuk ka.

Po ashtu në Prizren ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në rrethana të pa njohura në zjarr është përfshirë një stallë e vogël.

Kurse në Mitrovicë ankuesi ka raportuar se në fshatin e tij një shtëpi është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore, njësiti i KEDS-it dhe njësiti i zjarrfikësve. Sipas Policisë, shtëpia e përfshirë ishte e vjetër dhe nuk ka qenë askush në atë kohë në shtëpi.

Sipas Policisë së Kosovë të gjitha këto raste janë duke u hetuar. /BetimipërDrejtësi