Digiqole ad

Xhemë Aliaj nga Sallagrazhda është babai i parë në Zvicër që përfiton nga pushimi i atësisë

 Xhemë Aliaj nga Sallagrazhda është babai i parë në Zvicër që përfiton nga pushimi i atësisë

Xhem Aliaj u bë baba i tre djemve më 1 janar dhe është një nga baballarët e parë në Zvicër që mori pushimin e ri të atësisë. 33-vjeçari thotë se ai ende duhet të mësohet me pushimet

“Pushimi i ri i atësisë vjen si i kërkuar për ne – është një dhuratë për familjen tonë,” thotë babai i ri për 20minuten.ch. Gazeta ka bërë një bisedë të shkurtër me shqiptarin i cili natën e Vitit të Ri u bë baba i trenjakëve

Z. Aliaj *, ju u bëtë baba natën e Vitit të Ri, duke u bërë kështu një nga baballarët e parë që përfitoni nga pushimi dhjetëditor i atësisë. Si baba i ri i trinjakëve, a ju mjaftojnë dhjetë ditë?

Gjithsesi. Meqenëse marr gjithashtu një javë pushim atësie nga punëdhënësi im, do të jem aty për familjen time për tri javë, transmeton albinfo.ch. Unë duhet të mësohem me këtë.

Përse?

Kur lindi djali ynë shtatë vjeçar Aliu dhe ai pesëvjeçar, Lioni, unë kisha një punëdhënës tjetër. Kështu, kisha të drejtë vetëm për një ditë pushim atësie. Ishte shumë stresuese. E pata të vështirë të kthehesha në punë të nesërmen dhe të lija pjesën tjetër të familjes vetëm.

Çfarë planifikoni të bëni në tri javët e pushimit të atësisë?

Kjo do të jetë një kohë angazhimi. Do ta mbështes gruan kudo që mundem. Do të gatuaj, pastroj dhe laj. Unë gjithashtu do të kujdesem për dy fëmijët tanë më të mëdhenj.

Kundërshtarët e pushimit të atësisë janë të mendimit se një burrë nuk mund të jetë i dobishëm gjatë kësaj kohe.

Unë nuk jam dakord me ta. Jam shumë i lumtur që mund të ndihmoj më shumë gruan time tani. Një nënë mund të ketë nevojë për ndonjë mbështetje nga burri i saj pas lindjes.

A prisnit trenjakë?

Aspak. Jam ndier i befasuar kur e kam marrë vesh. Kur gruaja shkoi për të bërë incizimin në ultrazë, shtatë muaj më parë, unë luaja jashtë me fëmijët dhe prisja. Papritmas ajo doli me lot në sy, përcjell albinfo.ch. Vëllai binjak i djalit tonë të parë pati vdekur në muajin e gjashtë të shtatzanisë së saj. Kështu që mendova se kishim humbur një fëmijë tjetër. Por ajo  po qante nga gëzimi dhe dëshpërimi në të njëjtën kohë. Ne ishim të lumtur për trenjakët, por gjithashtu pyesnim veten se si do t`i trajtonim ata.

Çfarë do të bënit nëse do të kishit vetëm një ditë pushim atësie tani?

Do të më duhej të zvogëloj orarin tim të punës dhe për këtë arsye të marr më pak para. Pushimi i ri i atësisë është vetëm ajo që na duhet – është një dhuratë për familjen tonë, transmeton albinfo.ch. Por ajo që më bën edhe më të lumtur është fakti se gjithçka shkoi shumë mirë gjatë lindjes dhe që kemi tri foshnje të shëndetshme.

* Xhem Aliaj (33) punon si logjist dhe jeton me familjen në kantonin Aargau. Në foto janë dy djemt e mëdhenj të tij pasi që trenjakët ndodhen ende në inkubator

Digiqole ad

Të ngjashme