Kolona deri në 1 kilometër në Merdare

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme kolonat e mërgimtarëve që po presin për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdare janë të gjata 900 metra.

Gjithashtu sipas MPB, pritjet e qytetarëve në këtë pikë kufitare janë 90 deri në 120 minuta.

Në hyrje të kësaj pike kufitare nuk ka kolona ndërsa qytetarët mund të presin 3 deri në 5 minuta.

Pritje deri në gjysmë ore ka edhe në pikën kufitare në Muçibabë, ndërsa kolona është deri në 100 metra.

Edhe në Jarinje dhe te Dheu i Bardhë pritjet mund të jenë deri në 50 metra.

Edhe para festave të fundvitit, me ardhjen e mërgimtarëve ka pasur kolona të gjata në hyrje të këtyre pikave kufitare.