Një person tenton të vetëvritet, shpëtohet nga policia

Policia e Kosovës ka raportuar se tre zyrtar policorë janë lënduar gjatë kryerjes së detyrës duke intervenuar për të shpëtuar një burrë.

I njëjti kishte hipur mbi kulmin e një ndërtese dhe dyshohej se tentonte që të kërcej.

Zyrtarët policor në bashkëpunim me ekipin e zjarrfikësve kishte arritur që ta ndalojnë dhe deri sa e kanë futur nën kontroll i dyshuari i kishte sulmuar zyrtarët policor të cilët kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në klinikë për trajtim psikiatrik.