Babai rrah djalin pasi e akuzon për vjedhje

Të dielën në Prizren një person është rrahur nga babai i tij pasi ky i fundit pohon se djali kishte vjedhur.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga babai i tij dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

“Viktima ka marrë tretman mjekësor. Është intervistuar i dyshuari i cili ka pohuar e ka sulmuar viktimën pasi që ai ka kryer vjedhje”.

“Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”.