Aksident i rëndë në Arllat, një i vdekur dhe gjashtë të lënduar

Një person ka vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur mes katër veturave në rrugën rajonale në fshatin Arllat të Drenasit.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 20:30, në rrugën Arllat -Malishevë, ka ndodhë një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira 4 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Personat e tjerë janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me hetimin e rastit po merren hetuesit rajonal të komunikacionit rrugor”, ka thënë Borovci. Lajmi.net