Lewandowski i pari, pas tij vjen Daku

Futbollisti kosovar, Mirlind Daku, ka shkëlqyer këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo ka bërë që për të të shkruajnë edhe mediat e ndryshme botërore, njofton Klan Kosova.

Gjilanasi falë asistimeve dhe golave të tij tek Ballkani, është futur si futbollisti i dytë në botë, pas Robert Lewandowskit të Bayern Munchenit, duke marrë për bazë kontributet e tij këtë stinor.

Në këtë listë të publikuar nga faqja e njohur për vlerat e futbollistëve ‘Transfermarkt’, figurojnë edhe Besart Ibrahimi i cili luan tek Shkëndija e Tetovës, dhe futbollisti i KF Shkupit, Dembo Darboe.

Më poshtë e gjeni listën e plotë: