Dy rastet pozitive të konfirmuara sot nga IKSHPK-ja, janë nga ky vendbanim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.282 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 199 raste pozitive. Nga 199 rastet pozitive të konfirmuara sot nga IKSHPK-ja 2 vijnë nga Suhareka.

Të dy rastet pozitive vijnë nga qyteti i Suharekës.

Suharekë (2)