Vetë aksident në Suharekë, vdes një person

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është ggg-800x600-1-600x360-2.jpeg

Një person ka vdekur sot në një vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani për Gazetën Express.

Një vetaksident ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku ka mbetur i vdekur një person.

Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00 ndërsa në veturë kanë qenë 4 persona.

Tre personat tjerë janë dërguar në emërgjencë në Prizren.

“Sot rreth orës 10.55h ka ndodhur një aksident me lëndime në autostradën ‘Ibrahim Rugova” në afërsi të Suharekës. Një veturë me targa lokale është vetë aksidentuar, ku në të kanë qenë 4 persona, ku tre prej tyre janë dërguar në emergjencë në Prizren. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Kelani.

Për shkak të kushteve atmosferike policia ka bërë apel për kujdes të shtuar në komunikacion.Express