Gjest tjetër human nga ekipa e terenit së QKMF-së në Suharekë

Si çdo ditë ekipa e terenit e QKMF-së në Suharekë është në teren, duke ju dalur në ndihmë pacienëve nëpër shtëpitë e tyre.

Ata sot i dolën në ndihmë edhe rastit që u aksidentuan në autostrad. Ishte një rastësi e ekipës të cilat qëlluan po në atë moment kur ndodh edhe aksidenti.
Me një profesionalizëm motrat e dhanë ndihmën e parë derisa arriti edhe urgjenca e Suharekës ku së bashku e menaxhuan rastin si është më së miri.
Pacientët i përcollën për në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku fatkeqësisht njëri prej pacientëve i cili ishte në gjendje shumë të rëndë kishte nderruar jetë.
Krenar me mantilbardhët tanë, krenar me puntorët e urgjencës dhe ekipës së terenit ku janë duke e bërë një punë të mrekullueshme!

Zoti ju bekoftë!