Digiqole ad

Selmanaj: Me LDK-në në krye, Suhareka dhe bizneset e saj do të ndjejnë dorën e shtetit

 Selmanaj: Me LDK-në në krye, Suhareka dhe bizneset e saj do të ndjejnë dorën e shtetit

zv.Kryeministri Driton Selmanaj sot së bashku me kryeministrin Hoti kanë vizituar degën e LDK-së në Suharekë.

Selmanaj shkruan:
Në Suharekën e Ukë Bytyqit e Besim Ndrecës!

Suhareka e njeh mirë luftën për liri, idealin e pavarësisë dhe të shtetformimit, e si e tillë e bashkuar e plot entuziazëm i dha shtytje LDK-së drejt fitoreve të mëdha.

Suharekën e karakterizon potenciali që ka në të bërit biznes, e sidomos përqindja e lartë e eksportit me Evropën. Një potencial i tillë kërkon mbështetje të vazhdueshme nga shteti, gjë të cilën bizneset e Suharekës e gëzuan gjatë Qeverisjes Hoti.

Me LDK-në në krye, Suhareka dhe bizneset e saj do të ndjejnë dorën e shtetit e cila do të ndihmojë në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe eskportuese.

Digiqole ad

Të ngjashme