Dr.Ardian Shala ka vizituar vendbanimet e prekura nga vërshimet

Dega e LDK-së në Suharekë në një postim në facebook ka njoftuar se sot kryetari i degës Dr.Ardian Shala ka vizituar vendbanimet e prekura nga vërshimet!

Ja postimi i plotë:

Theranda po përballet me dëme të konsiderueshme nga vërshimet

Sot, kryetari i degës Dr. Ardian Shala ka vizituar disa nga vendbanimet e prekura nga vërshimet e fundit dhe është duke vazhduar edhe në disa vendbanime tjera duke parë nga afër dëmet e shkaktuara dhe duke ju qëndruar afër banorëve në këto momente kritike.

Reshjet e vazhdueshme kanë shkaktuar dëme të mëdha në shumë vendbanime të Komunës sonë. Janë dëtuar shumë kultura bujqësore, shtalla bagëtish, shtëpi banimi, rrugë, në Samadrexhë është dëmtu muri i rrethojës së shkollës etj.

Dega e LDK-së në Therandë solidarizohet me të gjithë të prekurit nga vërshimet dhe njëherit fton organet përgjegjëse të qëndrojnë afër qytetarëve për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme institucionale si dhe të bëhet vlerësimi i dëmeve dhe të kompensohen dëmet e shkatuara si për banorët e bizneset e prekura. Gjithashtu ftojmë Institutin e Shëndetit Publike që të dalë në teren për të vlerësuar cilësinë e ujit të pijshëm.