Digiqole ad

AKR koalicion me LDK

 AKR koalicion me LDK

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli, ka njoftuar se sot deri në ora 18:00 do të deklarohet koalicioni parazgjedhor me LDK-në në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Një bashkëpunim konstruktiv dhe i natyrshëm. Një listë e përbashkët e një koalicioni fitues”, u shpreh Murseli.

Ndryshe, AKR-ja kishte koalicion para zgjedhor edhe në zgjedhjet e vitit 2017 me LDK-në.

Kujtojmë se zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 14 shkurt, pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli të jashtëligjshme qeverinë Hoti.

Digiqole ad

Të ngjashme