Gjakova mposht rusin, kalon në çerekfinale

Akil Gjakova ka arritur në çerekfinale të Mastersit në xhudo që po mbahet në Doha.

Ai në rrethin e dytë, në kategorinë deri 73 kilogramë, e mposhti rusin Denis Iartcev, medalistin e bronztë të botës në vitin 2019.

Gjakova triumfoi me ippon pas 3:58 minuta luftë.

Në çerekfinale përballet me Zhansay Smagulovin e Kazakistanit.