Banorët e Vraniqit në rrezik!

Shtylla elektrike e rrëzuar po rrezikon banorët e fshatit Vraniq. 

Edhe pse KEDS është njoftuar disa herë për këtë çështje, ende nuk kanë intervenuar.

E sipas banorëve më të rrezikuarit janë fëmijët pasi në rrugë janë edhe telat e tensionit të lartë.

Kështu na shkruan një banor nga fshati Vraniq:

“Pershendetje

A kishi mujt mi publiku disa foto.

Kemi Lajmru sdisa her KEDSIN nuk jan ardh të pakten një here me shiku gjendjen se si ësht.

Jemi te rrezikuar nga Energjia Elektrike, sidomos fëmijët, janë kabllot të shtrira për toke tesjoni i lart i energjis siq mund ta shini edhe ju në foto

Rasti që 3 ditë ka ndodh që ësht rrezuar banderi.”