Nëse e shihni këtë përson, lajmeroni policinë

Policia e Kosovës në Pejë ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi të shpallur në kërkim.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij lë shon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet në njoftim.

Policia tutje ka bërë të ditur se është në kërkim të Leutrim Tafilaj, 32 vjeçar nga fshati Siqevё i Komunës së Klinёs.

Sipas Policisë së Kosovës, i pandehuri është i kërkuar për veprёn penale vrasje e rëndë në tentativë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës janë 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë dhe e-mail adresa [email protected].