Driton Selmanaj: LDK është kala e fortë!

Kala e fortë është LDK-ja!

Në Lipjanin e fitoreve plebishitare të LDK-së, të gjithë njëzëri u besatuam të qojmë para frymën Rugoviane dhe parimin e Kosovocentrizmit.

Anëtarë, struktura e simpatizantë të LDK-së në Lipjan, janë e do jenë të gatshëm t’i bëjnë ballë çdo fortune, kur insteresi shtetërorë i Republikës së Kosovës është në pyetje. Ky ishte mesazhi i përçuar sot nga dega e LDK-së në Lipjan.

Kosovës, sot më shumë se kurrë i duhet një lider parimor, i urtë e i fjalës, lider vizionar, fjalë pak e punë shumë. Kosova mbi të gjitha meriton stabilitet, zhvillim, e prosperitet, e gjithë këto i ofron vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kandidati i saj për kryeministër Avdullah Hoti.