Suharekë, rrahje mes 7 përsonave, policia konfiskon një revole dhe arreston 4 të dyshuar

Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri prej tyre i mitur,  pasi që pas një mos marrëveshje shtatë të dyshuarit janë rrahur mes vete, dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime të rënda trupore.  Njëri nga të dyshuarit ka drejtuar revolen në drejtim të një tjetër të dyshuari. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes edhe kanë sekuestruar revolen në fjalë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit tre nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë ndërsa i dyshuari i moshës së mitur dërgohet në mbajtje për 24 orë.