Nxënësi i shkëlqyer i Mjekësisë u vra pas mësimit, babai i tij në varrim “Ma ke kallë shpirtin, më shkove kaq i ri”

Nxënësi i shkëlqyer i Mjekësisë, Lirim Buduri, u varros sot në varrezat e qytetit të Prizrenit, pasi një ditë më parë u ther me thikë për vdekje nga shoku i tij i paraleles. Ekipi i Gazetës Express ka qëndruar në Prizren, nga ku sjell detaje për tragjedinë që shokoi vendin

“Ma ke kallë shpirtin o djali jem, kaq heret me të shti në dhe. Me shkove kaq i ri”, janë fjalët e babait të Lirimit, Shpejtimit, pak para se ta varroste djalin e tij të madh.

Pikëllimi i madh i familjes Buduri emocionoi të gjithë pjesëmarrësit në ceremoninë e varrimit, ndërsa gjyshi i 15-vjeçarit, me lot në sy tha se ngjarja për humbjen e nipit “është lajm i hidhur”.

Derisa Lirimit po i jepet lamtumira e fundit

Bashkëmoshatarët e Lirimit, mes lotësh vendosën kurora lulesh pranë varrit të tij.Express