Lulishtja “Fjolla” nderohet me mirënjohje nga kryetari Muharremaj

Pronari i Lulishtes “Fjolla”, z. Alush Sadikaj, sot është nderuar me mirënjohje nga kryetari i Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj, për përkrahje në punën e mirë dhe angazhimin e shtuar në rregullimin e ambientit:
“Sot e kam nderuar me mirënjohje Lulishten “Fjolla” dhe përfaqësuesin e saj Alush Sadikaj, për përkrahjen, punën dhe angazhimin në rregullimin e ambientit.
Shumë lule të bukura që i keni parë në qytet janë donacion pikërisht nga kjo lulishte.”, ka thënë kryetari Muharremaj me këtë rast.