Agron Berisha: Jemi të parët për organizime

Drejtori Sportiv i Golden Eagle Ylli, legjenda e basketbollit Suharekas, e konfirmon që Final Eight do të mbahet në Suharekë.

Berisha gjithashtu ka treguar se Suhareka ka bërë organizime edhe në kohët më të vështira. Drejtori Sportiv për Suhareka Express ka thënë:

Golden Eagle Ylli 🧡, më shumë sesa një klub!

Jo rastësisht, edhe kampionati i parë i basketbollit në Republiken e Kosovës është mbajtur këtu në Suharekë në atë kohë që ishte e vështire vetëm të mendohej…

Ja ku jemi edhe sot, me gjitha vërshtirësitë, bëjmë organizime të jashtëzakonshme në kohë gjithashtu të jazhtëzakonshme.

Ky vit do të jetë i Yni, këtë vit do të shpërblehet mundi i shumë gjeneratave që dhanë gjithcka për basketbollin.

Na priftë e mbara Suharekë!