Final 8, luhët me tifozë, xhebrailat falënderojnë Zemajn dhe këshilltarin Flamur Bytyçi

Përkundër se edhe më tutje nuk ka asgjë zyrtare, lajmet që po qarkullojnë në media dhe në qytetin e Therandës, “FINAL 8” do të zhvillohet në “13 Qershori”.

Madje, sipas asaj që shkruan faqja e tifozëve portokalli, ky kompeticion do të luhet me praninë e shikuesve.

Në fakt, skuadër organizatore për këtë edicion ishte vendosur Rahoveci, por që në fund, “Vreshtarët” u tërhoqën, për shkak se sipas tyre FBK-ja po has në vesh të shurdhër ndaj ankesave për gjyqtarët.

Më poshtë edhe postimi i plotë i “Xhebrailave”:

PO PO PO Final8 në Basketboll luhet me Tifozë në Suharekë
Xhebraila a jeni gati .
Një falenderim të madh për Ministrin e Shendetësis Armend Zemaj dhe këshilltarin Flamur U. Bytyçi Faleminderit