MOTI ME BORË

Bora do ta mbulojë gjithë territorin e Kosovës me reshjet e borës të cilat po bien, njofton Insajderi.

Instituti meteorologjik i Kosoves ka njoftuar se kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët.

Nga sot reshjet parashihet të jenë në formë dëbore edhe në viset e ulëta. Këto reshje do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri 8 gradë Celsius.https://tinyurl.com/y4tkrgmb

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s në rrafshin e Kosovës, ndërsa në veriperëndim të Dukagjinit shpejtësia maksimale e erës mund të arrijë deri 18m/s. /Insajderi.com