• 18/05/2021
Digiqole ad

Policia e gjen të vdekur një grua në banesën e saj në Prizren, detajet e para

 Policia e gjen të vdekur një grua në banesën e saj në Prizren, detajet e para

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur të vdekur në banesën e saj në Prizren një viktimë, femër, raporton Gazeta Express.

Sipas policisë, viktima është gjetur dje rreth orës 13:30.

Në vend të ngjarjes, në raportin 24-orësh të policisë thuhet se kanë dalë njësitet përkatëse policore.

“Rr. Hajdar Shala, Prizren 25.01.2021 – 13:30. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes, kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në njoftim.Express

Digiqole ad

Të ngjashme