U mbajt takimi i radhës i sigurisë lokale

Gjendja e sigurisë në Komunë u vlerësua e qetë dhe e sigurt sot në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë. Kryesuesja e takimit znj. Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës, ka numëruar rastet me Covid-19, ku janë 937 të prekur, 603 të shëruar, 52 vdekje, kurse 282 raste janë aktive. Ajo foli edhe për aktivitetet e tjera që kanë ndodhur në Komunë. Kurse Toger Bashkim Gashi gjatë raportimit për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të fundit ka thënë se kanë ndodhur 6 aksidente trafiku, 2 raste dëmtim prone, 4 vjedhje, 1 rast mashtrimi, 1 lëndim aksidental, 1 sulm, 1 rast falsifikim të parave (100 euro) dhe 1 rast dhune në familje. Togeri Gashi gjithashtu bëri të ditur se janë shqiptuar 383 tiketa trafiku për kundërvajtje dhe 180 tiketa anti-covid.