Suharekë: Vetplagoset me armë gjuetie

Është raportuar se në QKMF Suharekë ka kërkuar tretman mjekësor i dyshuari mashkull kosovar, i cili më pas është dërguar në spitalin rajonal në Prizren për tretman ku më pas është liruar për në shtëpi. I dyshuari me armë gjuetie është vetë plagosur.

Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë konfiskuar një pushkë gjuetie dhe 16 fishek te cal. 16 mm. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt./ Thuhet në raportin e policisë.