Specializantët e rinjë do të marrin paga nëpërmjet fondit për subvencione

Mjekët e rinj që kanë filluar me programin e specializimit, sipas specializimeve të ndara nga Ministria e Shëndetësisë, do të marrin paga nëpërmjet fondit për subvencione.

Nga 550 specializantët, 280 në lëmi specialistike të stomatologjisë dhe 270 në mjekësi të përgjithshme si “specializant me vetëfinancim”, do të kenë financim nga Ministria e Shëndetësisë me përkrahje të Qeverisë.

Këta specializantë, po subvencionohen gjatë shkollimit të tyre specialistik, me qëllim që të njëjtit ta përballojnë më lehtë krejt procesin e specializimit, deri në përfundim të programit.

Ministria e Shëndetësisë, me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, gjatë këtij mandati, ka bërë një hap të jashtëzakonshëm duke ndarë 1500 specializime, pas një procesi të bllokuar pa asnjë arsye për disa vjet.

Duke uruar për këtë arritje specializantët e rinj, shpreh përkushtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i dhënë gjithmonë prioritet kategorisë së profesionistëve shëndetësor, të cilët me punën e tyre, në veçanti në menaxhimin e pandemisë COVID-19 po tregojnë vlerat e larta profesionale dhe humane./Thuhet në njoftimin e Ministrit Zemaj