• 13/06/2021
Digiqole ad

Zëdhënesi i AAK-së thotë se Baton Haxhiu gjithmonë ka qenë ‘matrapaz’

 Zëdhënesi i AAK-së thotë se Baton Haxhiu gjithmonë ka qenë ‘matrapaz’
Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lulëzim Blaka, ka reaguar pas sondazhit të fundit që e ka paraqitur Baton Haxhiu, ku sipas tij AAK në këto zgjedhje do t’i merr vetëm 5.5 për qind dhe se i rrezikohet që ta kalojë pragun.

Blaka, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Baton Haxhiu gjithmonë ka qenë ‘matrapaz’, elektoral, ku sipas tij po i njëjti Baton, bënte emisione me grafikone për shkëmbim territoresh në mes Kosovës dhe Serbisë.null

“Baton Haxhiu gjithmonë ka qenë ‘matrapaz’ elektoral. A është ky Batoni që bënte emisione me grafikone për shkëmbim territoresh në mes Kosovës dhe Serbisë në televizor? Sonte paska dalë me projeksione të tjera për rezultatin e zgjedhjeve, që vetëm ai e di se ku e ka interesin dhe për hesap të kujt po punon”.

“Shyqyr që matjet tona flasin ndryshe, e Batonin më së paku duhet marrë seriozisht”, ka shkruar Blaka.

Digiqole ad

Të ngjashme