• 18/05/2021
Digiqole ad

LDK-ja bën thirrje që t’i votoni kandidatët e saj

 LDK-ja bën thirrje që t’i votoni kandidatët e saj

Te nderuar qytetarë të Komunës sonë,

Sot po fillon fushata zgjedhore, fushata për rrugëtimin e Kosovës drejt shteteve të botës demokratike, fushata e integrimit dhe zhvillimit. Lidhja Demokratike e Kosovës është subjekti i vetëm që ofron platformën e zhvillimit dhe integrimit të vendit tonë drejt kulturës perendimore e zhvillimore.
Sot është momenti vendimtar për t’i dhënë një mundësi rinisë në atdheun e tyre, për t’i dhënë Kosovës prespektiven evropiane para asaj të bllokimit.

Të nderuar qytetarë të Komunës sonë, LDK ka një ekipë me shkallën më të lartë të inteligjencës, të cilët dijnë edhe ta mbajnë miqësinë me aleatët tanë, dhe të mbrojnë shtetësinë e Republikës.

Le të vazhdojmë me Kryeministrin Hoti ✅1, për integrim e zhvillim, për shtet ligjor e demokratik.

Le të vazhdojmë me doktorin tonë të nderuar, kryetarin e degës, deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Dr. Ardian Shala ✅16

Le të vazhdojmë me ish kryetarin e Komunës dhe ish deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, doktorin e nderuar Dr. Sali Asllanaj ✅41

Le të vazhdojmë me asambleisten e Asamblesë Komunale, profesoreshën e nderuar prof. Bulëza Kuçi ✅75

Le të vazhdojmë me asambleistin e disa mandateve radhazi në Asamblen Komunale, doktorin e nderuar Dr. Shefket Kolgeci✅86

Të nderuar qytetarë të Komunës së Suharekës, besoni dhe votoni për LDK-në, për shtetin shtet, për Suharekën, për Kosovën.

Besoni dhe votoni nr. ✅132 – 1, 16, 41, 75, 86 që t’i kthehet sërish dinjiteti Suharekës.

[Artikull i Sponzoriuar]

Digiqole ad

Të ngjashme