Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës bën të ditur se pas këtyre ditëve me reshje të shumta që përfshinë vendin tonë, situata meteorologjike po vije drejt stabilizimit.

IHK njofton se do të ketë pak vranësira dhe intervale të gjata me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.