Sot nis “ Final 8 “. Ja ndeshjet që do të zhvillohen

Sot në palestrën 13 qeshori në Suharekë fillojnë përballjet e para të Final 8 në kuadër të kupës së kosovës në basketboll.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Suharekë nga data 3 deri më 7 Shkurt.

Sfida e parë do të zhvillohet  mes Istogut dhe RC Cola Drita.

Rahoveci- Trepça është ndeshja që po pritet me interes më të madhë, me të  dy skuadrat që shpresojnë të kalojnë  në gjysmëfinale, ku do të përballen me fituesin e  ndeshjës Golden Eagle Ylli – Bashkimi.

Therandasit janë e vetmja skuader që në stinorin pranveror nuk ka pasur asnjë humbje në Superligën e Kosovës në basketboll.

 Ndeshjet do të zhvillohen pa shikues duke respektuar  vendimin e Qeverisë së Kosovës, derisa numri maksimal I të pranishmëve në palestër do të jetë 50 duke përfshirë këtu lojtarët, trajnerët, gjyqtarët, zyrtarët e ndeshjes dhe zyrtarët e FBK-së.

Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me klubin organizator Golden Eagle Ylli ,do të bëjë çmos që këto rregulla të respektohën dhe të mos ketë probleme.

Statistikat “ Live” mund t’i ndiqni në faqen zyrtare të FBK-së, derisa  raportet, fotografitë, dhe intervistat pas ndeshjes në faqen zyrtare  dhe rrjetet  sociale të FBK-së

Orari

E mërkurë

13:00 Istogu – Rc Cola Drita

16:00 Grupi B: Rahoveci – Trepça

18:30 Hapja solemne

19:00 Grupi C: Golden Eagle Ylli – Bashkim.