Dënohet me 15 vite burgim burri që kishte privuar nga jeta gruan e tij në dalje të fshatit Samadraxhë

I akuzuari me incialet I.H është dënuar me 15 vite burgim pasi është shpallur fajtor nga gjykata themelore e Prizrenit.

Rasti ka ndodhur në dalje të fshatin Samadraxhë me datën 31.05.2019,ku duke drejtuar veturën drejt daljes së fshatit, i akuzuari pati një konflikt me bashkëshorten e tij, ku ndali veturën dhe goditi  me grushta viktimën në gjithë trupin dhe me pas ja perplasi kokën për asfalti duke i shkaktuar lëndime të rënda si thyerje të kockave, lëndime në fytyrë, gjoks dhe pjesë të tjera trupore. Kjo është vërtetuar edhe nga raporti i eksperties mjekoligjore.

Dënimi i të akuzuarit përfshin edhe kohën e kaluar në paraburgim prej datës 01.06.2019. Gjithashtu i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotffuqieshmërinë e aktgjykimit.

Palet janë njoftuar që brenda afatit  ligjor do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundrejt aktgjykimit, pala e pakënqur ka të drejtën e ankesës në gjykatën e apelit