I caktohet masa e paraburgimit të pandehurit për dhunim ndaj të miturës në fshatin Budakovë

Pas raportit të rastit se është dhunuar seksualisht në shtëpinë e saj në Budakovë, policia arrestoi të pandehurin ku me urdhër të prokurorit ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Me vendim të Gjykatës Themelore të Prizrenit të pandehurit me inciale N.K i është caktuar masa e paraburgimit  për shkak të dyshimit se ka kryer vepren penale (dhunim).

Të pandehurit me vendim të Gjykatës i është caktuar masa e paraburgimit  në kohëzgjatje prej një muaj.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit N.K ka vlersuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se në ditën kritike i pandehuri dyshohet të ketë kryer vepren penale të dhunimit ndaj të demtuarës – e moshës së mitur.

Kunder këtij vendimi , pala e pakënaqur ka të drejtën e ankeses, përmes Gjykatës Themelore të Prizrenit ,  dhe Gjykatës së Apelit në Prishtinë.