Digiqole ad

Ndahen 70 mijë euro për organizimin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

 Ndahen 70 mijë euro për organizimin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Për organizimin e 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, qeveria në detyrë ka ndarë 70 mijë euro.

Kështu bëhet e ditur në një komunikatë nga zyra e kryeministrit ku janë renditur vendimet e sotshme të Qeverisë në detyrë.

Mjetet e ndara për Këshillin Organizativ për shënimin e 13-vjetorit të pavarësisë do të ketë këtë përbërje.

  1. Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesuese;
  2. Përfaqësues, Ministria e Mbrojtjes, anëtar;
  3. Përfaqësues, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, anëtar;
  4. Përfaqësues, Ministria e Punëve të Brendshme, anëtar dhe
  5. Përfaqësues i Zyrës së Kryeministrit, anëtar;

Po ashtu janë ftuar edhe Zyra e Presidentit, Kuvendit, Komunës së Prishtinës, kryetarët e Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, kryetarët e Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe përfaqësues të OJQ-ve që të të dërgojnë nga një përfaqësues në Këshill.

Digiqole ad

Të ngjashme