Përplasje në KQZ lidhur me votat që vijnë nga jashtë

Kërkesa që të krijohet një komision për përcjelljen e postave nga jashtë Kosovës, ka shkaktuar përplasje midis anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.

Përfaqësuesi i KQZ-së, Sami Kurteshi, se votat duhet të mbërrijnë në kutinë postare të KQZ-së.

“Duhet të vendosim për çështjen e parë, e cila është marrja e një vendimi për krijimin e një komisioni që përcjell postat jashtë Kosovës, si edhe caktimi i datës para ditës së zgjedhjeve për pranimin e postave deri në orën 19:00”, tha Kurteshi.

Ndërkohë, përfaqësuesi i PDK-së Arianit Elshani dhe kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, kanë thënë se votat duhet të mbërrijnë në fahun postal, Posta numër 6, pasi sipas tyre, ashtu parasheh ligji.

Po ashtu, përfaqësuesi i LDK-së, Sami Hamiti ,lidhur me këtë adresim për postat e shpejta tha që adresa e fundit është fahu postal.

“Adresa e fundit është fahu postal, posta më e shpejtë dhe çdo votë duhet të shkojë, pra posta numër gjashtë”, tha Hamiti.