Digiqole ad

Bastiset shtëpia e një 19 vjeçari në Ferizaj, i konfiskohet një kallashnikov

 Bastiset shtëpia e një 19 vjeçari në Ferizaj, i konfiskohet një kallashnikov

Policia në Ferizaj ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit E.G, 19-vjeçar dhe ka konfiskuar një armë AK-47 e kalibrit 7.62 mm, një karikator të zbrazët dhe një bajonetë.

Bastisja ndodhi në dje në fshatin Greme të Ferizajit, pasi në një video të xhiruar me telefon, shihet personi duke gjuajtur me armë.

Policia në Ferizaj, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ai dyshohet për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Digiqole ad

Të ngjashme