• 13/06/2021
Digiqole ad

Kurti tregon sa do të zgjasë shërbimi ushtarak i detyrueshëm

 Kurti tregon sa do të zgjasë shërbimi ushtarak i detyrueshëm

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti ka folur sërish rreth shërbimit ushtarak të detyrueshëm.

Kurti tha se ka planifikuar që ky shërbim të jetë 6 mujor, 3 muaj verës dhe 3 muaj të tjerë gjatë dimrit.

Ai shtoi se kjo do të bëhet nëse do të pajtohen të rinjtë, përndryshe do të kenë shërbim civil.

“Do ta bëjmë ushtrinë 6 muaj, 3 muaj verës dhe 3 muaj dimrit. Ne do ta bëjmë shërbimin ushtarak të detyrueshëm vetëm nëse do të pajtohen (të rinjtë) përndryshe do të kenë shërbim civil. Kemi kohë në 2021 ta planifikojmë buxhetin për vitin tjetër, por do ta rishikojmë buxhetin aktual menjëherë dhe do ta sjellim në Kuvend në legjislaturën e ardhshme”, ka thënë Kurti në Kallxo.com.

Digiqole ad

Të ngjashme