Digiqole ad

Haradinaj: Nuk do të lejoj që e ardhmja e të rinjve të rrezikohet

 Haradinaj: Nuk do të lejoj që e ardhmja e të rinjve të rrezikohet

Kandidati për president nga AAK, Ramush Haradinaj, e përsëriti edhe një herë se brezi ynë nuk mundet të presë edhe 20 vjet për një ndryshim në vendin tonë.

Gjatë një tubimi elektoral në Ferizaj, ai tha se nëse nuk ka ndonjë ndryshim deri në vitin 2025 gjërat, “do ta çojmë Kosovën në një referendum për t’u bashkuar me Shqipërinë”

“Brezi ynë i ri nuk mund të presë edhe 20 vjet – nëse nuk ka progres deri në vitin 2025, do ta çojmë Kosovën në një referendum për t’u bashkuar me Shqipërinë.

Si President i ardhshëm i vendit, nuk do të lejoj që e ardhmja e të rinjve të Kosovës të rrezikohet edhe më tej”, ka thënë Haradinaj.

Digiqole ad

Të ngjashme