Suhareka me përkrahje madhështore për Enver Hoxhaj

Koridori shkollës “ Abdyl Rama” në Shirokë  ishte mbushur nga simpatizant të Partisë Demokratike të Kosovës të cilët po prisnin të parin e kësaj partie njëherësh edhe kandidat për Kryeminstër të Kosovës, Z. Enver Hoxhaj ta prezantonte platformën zgjedhore.

Me të hyrë në ambientin shkollor të pranishmit treguan përkrahje madhështore ndaj të parit të partisë.

Nga aty ai u zotua  për Rimëkëmbje ekonomike pas goditjes nga pandemia, krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e cilësisë në arsim.

Hoxhaj kërkoi mbështetje  nga bashkëvendasit e tij në udhën e tij drejt një vendi më të mirë.